SHTOJCA E KANALEVE BBM

Mirë se vini në BBM Channels, një veçori rrjeti social brenda për brenda BBM e cila zgjeron rrjetin Tuaj përtej rrethit të familjes dhe miqve Tuaj dhe Ju lejon të lidheni me njerëz, komunitete dhe marka të cilat ju interesojnë. Nëse po përdorni BBM në platformën BlackBerry, BBM dhe BBM Channels janë pjesë e BlackBerry Solution Tuaj, siç përkufizohet dhe i nënshtrohet termave dhe kushteve të Marrëveshjes së Licencës të BlackBerry Solution ("BBSLA") të cilat udhëheqin përdorimin Tuaj të programit dhe shërbimeve të cilat përbëjnë BlackBerry Solution Tuaj dhe në të cilat Ju tashmë bëni pjesë. Nëse Ju përdorni BBM në një platformë jo-BlackBerry, BBM dhe BBM Channels janë pjesë të BBM Solution Tuaj, siç përcaktohet dhe i nënshtrohet termave dhe kushteve të Termave të Shërbimit BBM ("BBM TeSH") që udhëheqin përdorimin Tuaj të BBM Solution dhe tek të cilat Ju tashme bëni pjesë. Me qëllim për këtë Shtojcë, termi "Marrëveshja BBM" i referohet BBSLA ose BBM ToS e cila drejton përdorimin Tuaj të BlackBerry Solution ose BBM Solution, siç është e zbatueshme. Nëse Ju po regjistroheni që të përdorni BBM Channels me anë të portës në internet të Kanaleve BBM, termi "Marrëveshje BBM" i referohet BBM TeSH. Nëse Ju nuk keni një kopje të Marrëveshjes BBM të përshtatshme për jurisdiksionin Tuaj, ju mund ta gjeni atë në www.blackberry.com/legal.

Ndërsa Marrëveshja BBM zbatohet për BBM Channels që do të thotë se ajo formon një pjesë të BlackBerry Solution Tuaj ose të BBM Solution, siç është e zbatueshme, kjo Shtojcë paraqet termat dhe kushtet shtesë të cilat zbatohen në përdorimin Tuaj të shërbimit të Kanaleve BBM. Marrëveshja BBM, siç plotësohet dhe ndryshohet nga kjo Shtojcë i referohet si "Termat e Kanaleve BBM". Nëse ka një konflikt midis Marrëveshjes BBM dhe Shtojcës së Kanaleve BBM, Shtojca e Kanaleve BBM do të mbizotërojë në masën e shtrirjes së këtij konflikti.

TERMAT E KANALEVE BBM BËHEN NJË MARRËVESHJE DETYRUESE MIDIS JUSH: INDIVIDUALISHT NËSE JU BINI DAKORD NË VETË KAPACITETIN TUAJ; OSE NËSE JENI TË AUTORIZUAR QË TË PËRDORNI BBM CHANNELS NË EMËR TË KOMPANISË TUAJ OSE NDONJË ENTITETI TJETËR, MIDIS ENTITETIT NË PËRFITIM TË TË CILIT JU VEPRONI (NË ÇDO RAST, "JU", ME REFERENCË PËR "JU" OSE "JUAJ" DUKE QENË TË UDHËZUAR PËRSHTATSHMËRISH), DHE NJËSIA LIGJORE BLACKBERRY ME TË CILËN JU HYTË NË MARRËVESHJEN BBM ("NEVE" ose "NE") KUR JU BINI DAKORD ME KËTË SHTOJCË TË KANALEVE BBM DUKE KLIKUAR 'UNË JAM DAKORD' MË POSHTË. NËSE JU NUK JENI TË PËRGATITUR PËR TË RËNË DAKORD ME TERMAT E KANALEVE BBM, JU NUK JENI TË LEJUAR QË T'I PËRDORNI SHËRBIMET E KANALEVE BBM. Termat me shkronja të mëdha në këtë Shtojcë të Kanaleve BBM të cilat nuk përkufizohen në këtë Shtojcë të Kanaleve BBM kanë kuptimin e parashtruar në Marrëveshjen BBM.

1. KRIJIMI I NJË BBM CHANNEL.

1.1 Nën varësi të Termave të BBM Channels, Ju mund të përdorni BBM Channels për të krijuar dhe administruar një BBM Channel të veçantë ("Kanal") i cili paraqet një markë, organizatë, ngjarje ose individ të cilin Ju jeni i autorizuar ta përfaqësoni. DUKE KRIJUAR NJË BBM CHANNEL, JU PËRFAQËSONI DHE NA GARANTONI SE JU KENI AUTORITETIN TË KRIJONI DHE ADMINISTRONI KANALIN NË EMËR TË NJË MARKE, ORGANIZATE, NGJARJEJE DHE INDIVIDI TË TILLË.

1.2 Ju gjithashtu mund të krijoni një Kanal për të shprehur mbështetje për, ose interes në një markë, organizatë, ngjarje ose individ vetëm kur Ju e bëni këtë në një mënyrë të tillë e cila: (i) nuk sugjeron se Kanali Juaj është një Kanal i krijuar nga një markë, organizatë, ngjarje ose individ i tillë; (ii) nuk sugjeron se Kanali Juaj mbështetet ose autorizohet nga një markë, organizatë, ngjarje ose individ i tillë nëse Kanali Juaj nuk ka një mbështetje ose autorizim të tillë; (iii) nuk ka si qëllim mashtrimin, konfuzimin ose gënjimin e të tjerëve; dhe (iv) nuk dhunon në ndonjë mënyrë ose shkel ndonjë të drejtë të markës, organizatës, ngjarjes ose individit të tillë, përfshirë markat e fabrikës, të drejtën e autorit ose publicitetin.

1.3 Emri Juaj dhe informacioni i kontaktit, emri i Kanalit Tuaj dhe ndonjë informacion i profilit ose përshkrim të cilin Ju jepni kur regjistroheni për një Kanal, ose me fjalë të tjera që ju përfshini me Kanalin Tuaj, duhet të jetë i vërtetë, jo mashtrues dhe duhet të reflektojë saktësisht qëllimin e tij. Emri i Kanalit Tuaj duhet të jetë karakteristik dhe nuk mund të jetë i përgjithshëm (p.sh. ushqim, makina).

1.4 Ju nuk mund të krijoni ose të përdorni Kanale me qëllime përçarëse ose fyese. Pa kushtëzuar çka është thënë më parë, Ju nuk mund të krijoni një ose më shumë Kanale që kanë si qëllim parandalimin e të tjerëve nga përdorimi i Kanaleve të tilla, shitje të Kanaleve ose të emrave të Kanalit, ose me fjalë të tjera marrja pjesë në 'zaptimin' e Kanalit. Ne ruajmë të drejtën e largimit ose pezullimit të Kanalit që shkel kushtet e Termave të Kanaleve BBM, ndonjë rregullore që Ne botojmë në lidhje me përdorimin e BBM Channels apo të ndonjë Kanali që nuk është aktiv. Ne gjithashtu ruajmë të drejtën e transferimit të Kanaleve, emrave të Kanalit, Identifikimeve të Kanalit dhe/ose mundësive administruese të paautorizuara tek marka, organizata, ngjarja ose individi, apo përfaqësuesit e autorizuar të cilët Ne i konsiderojmë se kanë të drejtën e emrit të Kanalit ose të krijojnë apo të administrojnë Kanalin për një markë, organizatë, ngjarje ose individ të tillë.

1.5 Pasi regjistrimi Juaj për një Kanal pranohet, Ju mund ta postoni dhe shfaqni Përmbajtjen (siç përkufizohet në Marrëveshjen BBM) e cila ka të bëjë me markën, organizatën, ngjarjen ose individin e paraqitur në Kanal. Postimi dhe shfaqja e Përmbajtjes në një Kanal nuk transferon ndonjë pronësi të Përmbajtjes tek Ne, por duke bërë një gjë të tillë Ju na jepni Ne dhe partnerëve tanë një licencë për një Përmbajtje të tillë siç parashtrohet në Marrëveshjen BBM, kështu që Ne dhe partnerët tanë mund ta bëjmë Përmbajtjen të mundshme si një pjesë e shërbimit të BBM Channels. Ju gjithashtu na jepni Ne dhe partnerëve tanë një licencë botërore jo-përjashtuese, pa-privilegje për aq kohë sa Kanali ekziston, për të riprodhuar dhe për të ekzekutuar dhe shfaqur publikisht Përmbajtjen Tuaj, përfshirë pa kufizime emrin e Kanalit, fotografinë e ekranit, logot, ikonat dhe markat e fabrikës ("Markat") në të gjitha mediat aktualisht të njohura ose të zhvilluara më vonë, në lidhje me reklamimin e BBM Channels, sipas aprovimit Tuaj të mëparshëm, aprovim i cili nuk do të mbahet ose vonohet në mënyrë jo të arsyeshme. Ne e dimë dhe biem dakort se Ne nuk kemi të drejtë, titull ose interes në Markat Tuaja (me përjashtim të së drejtës për të përdorur të njëjtën gjë në përputhje me termat dhe kushtet e Termave të BBM Channels), dhe gjithashtu biem dakort se çdo e drejtë, titull ose interest që Ju keni në një Markë të tillë do të mbetet me Ju. Pa kufizuar çka është thënë më sipër, në lidhje me përdorimin e Markës Suaj për të reklamuar BBM Channels Ne nuk do t'i: (i) ndryshojmë Markat ose ndonjë prej tyre, me përjashtim të rasteve kur kjo aprovohet fuqimisht nga Ju që më parë dhe në përputhje me procesin e parashtruar më sipër; (ii) kombinojmë Markat, ose ndonjë prej tyre, me ndonjë Markë tjetër ose të krijojmë Marka të përziera; ose (iii) të bëjmë ndonjë gjë që do të komprometojë të drejtat Tuja dhe të Markës.

1.6 Ju pranoni dhe bini dakord se Kanali Juaj do t'i zbulohet çdo përdoruesi të BBM Channels (me përjashtim të rastit kur Ju zgjidhni që ta bëni Kanalin Tuaj një Kanal privat gjatë krijimit të Kanalit), dhe se përmbajtja e Kanalit Tuaj do të jetë publike dhe e shikueshme nga çdokush që Regjistrohet në Kanalin Tuaj ("Regjistruesit"), ose me fjalë të tjera ata të cilët mund të shikojnë Kanalin Tuaj dhe përmbajtjen e tij.

1.7 Ndërsa Ne Ju japim mundësinë për të krijuar një Kanal, Ju jeni përgjegjës vetëm për administrimin dhe përdorimin e Kanalit Tuaj, përfshirë Përmbajtjen Tuaj dhe bashkëveprimin me të Regjistruarit.

1.8 Nëse Ju gjeni ose bëni oferta apo joshje ("Ofertë") të mundshme tek të Regjistruarit me anë të Kanalit Tuaj, përfshirë me anë të një lidhjeje ose URL me një faqe të veçantë interneti e cila përmban detaje të Ofertës, pa kufizuar çka thuhet në Termat e BBM Channels, gjërat e mëposhtme gjejnë zbatim:

(a) Ju vetëm mund të ofroni produkte ose shërbime për të cilat Ju jeni tregtari, shitësi i autorizuar ose prodhuesi;
(b) Ju duhet të siguroni që Oferta Juaj përputhet me ligjet, rregullat dhe normat e zbatueshme;
(c) Ju duhet të caktoni qartësisht termat dhe kushtet që drejtojnë Ofertën Tuaj, përfshirë ndonjë kushtëzim dhe skadim të datës;
(d) Ju nuk mund të thoni ose sugjeroni se Ne jemi të lidhur në ndonjë mënyrë me Ofertën Tuaj; kini parasysh se drejtimi i një përdoruesi tek faqja ose shërbimi i operuar nga Ne ose nën emrin Tonë, të tillë si BlackBerry World, nuk do të jetë një shkelje e kësaj mase;
(e) Ju vetëm jeni përgjegjës për plotësimin e Ofertës dhe Ju bini dakord, nëse kërkohet nga Ne, që të Na mbroni nga ndonjë pretendim ose veprim që lidhet me Ofertën Tuaj dhe të Na dëmshpërbleni për ndonjë humbje, detyrim dhe kostot (përfshirë ndonjë pagesë ligjore të arsyeshme) të vuajtura ose të paguara nga Ne në lidhje me Ofertën Tuaj; dhe
(f) Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë shpengim, vjedhje ose probleme të tjera të papërshtatshme të cilat dalin nga Oferta Tuaj.

1.9 Nëse Ju lejohet marrja ose mbledhja e informacionit të identifikueshëm personal të drejtpërdrejtë në lidhje me Regjistruesit Tuaj, Ju duhet të zbatoni privatësinë e përshtatshme dhe ligjet e mbrojtjes së të dhënave, duke përfshirë pa kufizim ofrimin publikisht për Regjistruesit Tuaj të rregullores së privatësisë, duke i këshilluar qartësisht Regjistruesit në lidhje me informacionin të cilin Ju po mblidhni dhe qëllimin(et) për një mbledhje të tillë, dhe sigurimin e ndonjë aprovimi të kërkuar nga ligjet dhe rregulloret e zbatueshme.

2. REGJISTRIMI TEK KOMENTET DHE POSTIMI I KOMENTEVE NË NJË KANAL.

2.1 Duke u bërë një Regjistrues në një Kanal, Ju e dini dhe bini dakord se:

(a) pronari i Kanalit mund t'ju dërgojë Përmbajtje, Oferta, informacione në lidhje me promocione, ose komunikime të tjera brenda për brenda BBM. Ju lutemi shqyrtoni caktimet dhe opsionet e zbatueshme të Kanalit për kontrollet e mundshme në lidhje me marrjen e komunikimeve të tilla nga pronari i Kanalit dhe se si të çregjistroheni nga Kanali nëse Ju nuk dëshironi t'i merrni këto komunikime;
(b) informacion i caktuar i cili ka të bëjë me Ju, i tillë si shfaqja e emrit Tuaj dhe shfaqja e fotografive do të mund të merret nga pronari i Kanalit dhe çdo informacion personal që i jepet pronarit të Kanalit do t'i nënshtrohet rregullores së privatësisë të pronarit të Kanalit;
(c) nëse lejoheni nga administratori i Kanalit, Ju mund të postoni komente dhe të tregoni aprovimin Tuaj për një postim ose koment në një Kanal ("Komente") dhe/ose të bisedoni me administratorin e Kanalit. Komentet dhe bisedat Tuaja duhet t'i përmbahen subjektit të çështjes së Kanalit dhe duhet të përputhen me Standardet e Komunitetit të Internetit të BlackBerry, të cilat mund të shqyrtohen në www.blackberry.com/legal/communitystandards;
(d) Komentet Tuaja dhe ndonjë zgjedhje që Ju mund të bëni brenda shërbimit të BBM Channels për të treguar aprovimin Tuaj për një postim ose koment, do të shfaqen publikisht dhe do të shikohen nga Regjistrues të tjerë në Kanal, si dhe nga të tjerët që mund ta shikojnë Kanalin dhe përmbajtjen e tij (p.sh. administruesit e Kanalit). Ato gjithashtu mund të ndahen nga Regjistruesit e tjerë me kontaktet e tyre BBM dhe mund të fshihen nga administratori i Kanalit. Për këtë arsye, Ne Ju rekomandojmë që të mos përfshini ndonjë informacion të identifikueshëm personal në Komentet Tuaja ose në bisedat Tuaja me pronarët e Kanalit; dhe
(e) Emri dhe fotografia Juaj e shfaqur BBM do të shfaqen së bashku me çdo Koment që Ju postoni ose dërgoni në Kanal. Për më tepër Kanalet në të cilat Ju jeni regjistruar mund të shihen nga ata të cilët mund të shikojnë profilin Tuaj BBM, përfshirë Kontaktet Tuaja BBM dhe ata të cilët i ftoni që të bëhen Kontaktet tuaja BBM. Ne gjithashtu mund të zhvillojmë rekomandime për Kanalet që mund t'ju interesojnë duke u bazuar në Kanalet në të cilat Ju dhe Kontaktet Tuaja BBM jeni të regjistruar dhe informacionet e tjera që kanë të bëjnë me profilin Tuaj BBM dhe BlackBerry ID, dhe mund të tregojmë në ftesat për t'u regjistruar në një Kanal të cilat ju dërgohen Kontakteve Tuaj BBM se Ju u regjistruat në atë Kanal. Ju mund të çregjistroheni nga një Kanal nëse Ju nuk doni që ai Kanal të renditet në profilin Tuaj BBM.

3. RREGULLA TË MËTEJSHME TË PËRDORIMIT. Si shtesë ndaj dhe pa kufizuar ndonjë gjë në Marrëveshjen BBM në të cilën Ju tashmë jeni pjesëtar, Ju bini dakord si më poshtë:

3.1 Ju jeni krejtësisht përgjegjës për Përmbajtjen dhe Komentet që Ju postoni ose dërgoni në një Kanal. Ne nuk kontrollojmë Përmbajtjen ose Komentet dhe Ne nuk garantojmë saktësinë, integritetin ose cilësinë e tyre e nuk mbajmë përgjegjësi për Përmbajtje ose Komente të tilla. Çdo përdorim ose mbështetje nga ana Juaj për ndonjë Përmbajtje ose Koment është me përgjegjësia Juaj;

3.2 Ju jeni përgjegjës për të zbatuar të gjitha ligjet dhe rregullat e zbatueshme (dhe udhëzimet e industrisë kur gjejnë zbatim) në lidhje me përdorimin Tuaj të BBM Channels, duke përfshirë postimin dhe dërgimin e Përmbajtjes dhe Komenteve në një Kanal dhe, nëse e zbatueshme, Ju mbani përgjegjësi për pasjen e një rregulloreje për largimin e përmbajtjeve të dhunueshme nga Kanali Juaj që përputhet me Dekretin e së Drejtës së Autorit Digital Millennium. Pa kufizuar çka thamë më sipër, Përmbajtja që Ju postoni në një Kanal duhet të përputhet me Udhëzimet e Përmbajtjes së BBM Channels e cila mund të gjendet në www.blackberry.com/legal/bbmcontentguidelines;

3.3 Ju nuk mund të "spam" përdoruesit ose Kanalet, përfshirë postime të dyfishta, ose postime të ngjashme të shumëfishta, apo postim Komentesh që nuk kanë të bëjnë me postimin e Kanalit në të cilin Komentet Tuaja shfaqen;

3.4 Ju bini dakord se Ne mund të imponojmë kufizime pas kualifikimit Tuaj për të marrë Kanale dhe Përmbajtje të caktuara, duke përfshirë pa kufizim në bazë të moshës dhe vendndodhjes Tuaj të cilat i grumbullojmë nga Ju dhe Ne e përdorim këtë informacion për të siguruar përmbajtje e cila është e përshtatshme për profilin ose juridiksionin Tuaj ose me fjalë të tjera përmbajtje që mund t'ju interesojë;

3.5 Ne dhe personat tanë të caktuar kemi të drejtë (por nuk jemi të detyruar) që vetëm në bazë të mendimit tonë të para-shqyrtojmë, refuzojmë ose largojmë çdo Përmbajtje ose Koment për çfarëdolloj arsye;

3.6 Kjo Shtojcë e BBM Channels përfshin me anë të referimit dhe shton Rregulloren tonë të Privatësisë, e cila mund të gjendet në www.blackberry.com/legal/privacy.shtml. Nëse ka një konflikt midis Rregullores së Privatësisë dhe kësaj Shtojcë të BBM Channels, Shtojca e BBM Channels mbizotëron në rastin e një konflikti të tillë. Pa kufizuar gjërat e thëna më sipër, Ju bini dakor se:

(a) nëse Ju mundësoni funksionalitetin e vendndodhjes për BBM Channels, vendndodhja e pajisjes Suaj do të krahasohet periodikisht (rreth çdo pesëmbëdhjetë minuta, përfshirë në disa raste edhe nëse BBM nuk është e hapur për pajisjen Tuaj) dhe do të vendoset në pajisjen Tuaj, duke përdorur GPS (nëse e mundshme), kullat pa kabllo dhe informacionin e pikës së nxehtë Wi-Fi/WLAN. Në disa raste, ndërsa pajisja juaj ndryshon vendndodhjen gjatë ditës Tuaj, një informacion i tillë do t'i dërgohet serverave të BlackBerry kështu që Ne të mund ta lidhim informacionin me BBM Tuaj ose me profilin e BlackBerry ID në mënyrë që t'ju japim promocione më të përshtatshme ose përmbajtje Kanalesh, duke përshirë Oferta të lokalizuara ose të ndjeshme nga ana kohore të cilat përdorin funksionalitetin e shmangies gjeografike në bazë të vendndodhjes aktuale të pajisjes Tuaj. Ju lutemi shqyrtoni menynë e caktimeve BBM për kontrolle të mundshme në lidhje me se si ta paaftësoni një funksionalitet të tillë vendndodhjeje.

(b) Ne mund ta përdorim informacionin e mbledhur rreth përdorimit Tuaj të BBM Channels, përfshirë të regjistruarit dhe aktivitetet në Kanalin Tuaj, informacionin që lidhet me profilin Tuaj BBM dhe BlackBerry ID, dhe vendndodhjen Tuaj, për të kuptuar dhe parashikuar preferencat dhe interesat Tuaja në mënyrë që të zhvillojmë, komunikojmë, ose t'ju japim Juve Kanale, përmbajtje ose shërbime të cilat mund t'ju interesojnë nga Ne ose burime të tjera të tilla si pronarët e Kanalit. Ne gjithashtu mund t'i kombinojmë të dhëna të tilla me informacione në lidhje me përdorimin Tuaj të produkteve dhe shërbimeve të tjera të BlackBerry Solution (për shembull, informacioni i mbledhur me anë të BlackBerry World dhe aktivitetet kërkuese ose shfletuese) për ta përshtatur përvojën Tuaj, mund t'ju sugjerojmë produkte të tjera dhe shërbime për Ju, dhe mund t'ju japim reklama më të përshtatshme në BBM duke u bazuar në profilin Tuaj. Kjo mund të përfshijë dërgimin e ftesave për t'u Regjistruar, mesazhe dhe postime brenda BBM në emër të pronarëve të Kanalit të cilët Na kërkojnë t'ju dërgojmë mesazhe përdoruesve të BBM Channels ose segmenteve të caktuara të auditorit të cilat përputhen me profilin dhe interesat Tuaja demografike. Megjithatë, Ne nuk do t'ju japim informacion identifikues personal pronarëve të Kanalit me përjashtim të rastit kur Ju Na jepni leje që ta bëjmë një gjë të tillë (për shembull, në bazë të seksionit 2.1(b) të kësaj Shtojce nëse Ju Regjistroheni me një Kanal). Ju lutemi shqyrtoni caktimet e menysë së BBM për kontrollet e mundshme në lidhje me bllokimin e marrjes së ftesave ose mesazheve të padëshiruara në të ardhmen nga një Kanal i caktuar dhe se si të çregjistroheni nga një Kanal.